Turizmi dentar në Shqipëri, gazetarja belge kronikë në Tiranë

Një nga gazetat më të mëdha në Belgjikë, në një cikël artikujsh dedikuar turizmit mjekësor jashtë vendit, sjellin edhe Shqipërinë si vendin ku kryhen kryesisht trajtimet dentare.

Në shkrimin e saj tek “La libre”, gazetarja Laurence Dardene, e cila ka udhëtuar vetë në Tiranë, synon të sjellë një panoramë të plotë të turizmit mjekësor nga ana e pacientëve belgë.

“Kirurgjia e syve në Tajlandë, mbjellja e flokëve në Turqi, protezat dentare në Shqipëri: A është turizimi mjekësor një ide e mirë apo e gabuar”, shkruan ndër të tjera gazetarja belge. Ndërsa në artikullin e saj të parë ajo ka sjellë avantazhet dhe disavantazhet e trajtimeve mjekësore jashtë vendit, Dardene paralajmëron në botimin e nesërm vizitën e saj në klinikë dentare në Shqipëri.

Chirurgie oculaire en Thaïlande, implants de cheveux en Turquie, prothèses dentaires en Albanie : le tourisme médical, une (fausse) bonne idée?
lalibre.be
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Back to top button
LAJMET E FUNDIT