Doli krah Bashës, por Xhelal Mziun e merr malli për grupin e Berishës (FOTO)

Pas “luftës” brenda PD, që ka qenë kryefjala e jetës politike në Shqipëri të paktën muajin e fundit, partia më e madhe opozitare pësoi një përçarje të madhe.

Pas ndarjes Basha-Berisha, filluan menjëherë edhe ndarjet si në “ekipe”, kush do të rrijë me kë.

Deputeti Xhelal Mziu ishte nga ata që zgjodhi të qëndronte krah Luzim Bashës.

Megjithatë, duket se Mziun e ka kapur nostalgjia për kohët e vjetra.

Ai ka postuar disa foto të dy viteve më parë në një aktivitetet të PD-së ku shfaqet me Edi Palokën, Ivi Kason dhe emra të tjerë që sot janë në mbështetje të Sali Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT