Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Familjet e prekura në zonën e Laçit do nisin të kthehen në shtëpitë e reja (VIDEO)

Duke nisur nga dita e sotme, familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç, do të fillojnë të hyjnë në shtëpitë e reja.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video në “Facebook”, ku bashkëngjitur me të shkruan se plagët e rënda të tërmetit po shërohen një nga një.
Postimi i Kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë.