Vëllai ndihmon vëllanë, Rama: Aq sa kemi do e ndajmë me Kosovën, familjeve mos tu mungojnë dritat në festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të ndihmuar Kosovën, për krizën energjitike që e ka goditur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ka kërkuar sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se edhe kriza ka prekur të gjitha vendet “s’mundet që atë që kemi mos e ndajmë me Kosovën”.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”shkruan Rama në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT