Së shpejti vjen në Shqipëri, Erdogan viziton Kurbinin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të vizitoj Shqipëri.

Bëhet me dije se vizita është në kuadër të inaugurimit të 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjen në janar 2022.

Ndër të tjera konfirmohet se lajmi u bë publik gjatë pritjes që Erdogan i bëri kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në pallatin Presidencial.

Sipas zyrës së shtypit të Kuventi, presidenti turk shprehu vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT