VIDEO/ Rindërtimi i shtëpive nga tërmeti, Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

Teksa 500 familje në Laç sot kthehen në shtëpi të reja, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019, ka qenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.

Kjo e fundit teksa ishte duke mbajtur fjalën e saj në këtë ngjarje të rëndësishme është emocionuar shumë saqë e ka ndërprerë disa herë fjalinë.

“Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…. (përlotet). Falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT