Deputeti “tall keq” Albin Kurtin për krizën energjetike: Nuk ka terr që të sfidon ty, ti je ylli që ndriçon botën

Është mbajtur seanca e jashtëzakonshme plenare në Prishtinë, pas krizës ekonomike që ka kapur Kosovën.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, teksa ka folur për gjendjen emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

“I kemi pa ato dritat ndezë, natën në Qeveri, kryeministri Kurti ulur në njërën anë, komiteti, ministrja në anën tjetër, nja 10 minuta qetësi, duke e shiku njëri-tjetrin në sy, prit kur po fillojnë me folë, me i dhënë propozimet, prit, urdhnoni, kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundur me pasë krizë energjetike në Kosovë, duke të pasur ty kryeministër?

Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj “Ishim të paralajmëruar me kohë, edhe vendet fqinje morën mara emergjente”. Ministrja me komitetin, në stilin militant, edhe ata që i ka emëruar, edhe ata mbi moshën 75-vjeçare, të pakënaqur me përgjigjen, po i drejtohen: Kryeministër, nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën, e lëre më Kosovën. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vetë drita e vendit tonë.

Kriza nuk fillon sa hap e mbyll sytë, Qeveria e ka ditur se po shkojmë drejt një krize energjetike, çfarë keni bërë? Edhe sot deklaruat, asgjë. Çka keni reaguar, si keni reaguar? Hiç, fare”, ka deklaruar Zemaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT