Afgani gjen “parajsën” në Shqipëri: Zgjohem çdo ditë me sytë nga deti, me fat që shpëtova nga talebanët

Media prestigjoze amerikane “Washington Post” intervistoi disa afganë, të cilët kanë filluar një jetë të re në vende të ndryshme të botës, përfshi dhe Shqipërinë.

Duket se ata janë stabilizuar me vendndodhjen e re që pas largimit nga Afganistani, kur kontrollin e morën talebanët.

Miraq Popal, është afgani i stacionuar në Lezhë, i cili e konsideron veten me fat që zgjohet duke parë detin, larg luftës, plumbave e armëve.

“Unë jam me fat”, thotë Popal, “të paktën kam mundur të largohem dhe shpresoj të filloj një jetë të re”.

Shqipëria po strehon përkohësisht 2400 afganë që ikën nga vendi i tyre për shkak të sundimit të talebanëve, teksa janë në pritje për t’u vendosur në një vendbanim të përhershëm.

Me emocion kujton Popal shtëpinë e tij me 7 dhoma në Kabul, me një oborr të madh, ku bashkë me të afërmit e tij mblidheshin për të organizuar festa.

Në Shqipëri, ai bashkë me familjarët e tij, është i vendosur në dy dhoma, ku duhet të vendosen për të fjetur ai, gruaja dhe tre fëmijët e tyre. Njërën prej tyre kanë vendosur ta shndërrojnë në një kuzhinë, ku siç shprehet ai, gatuajnë darka të thjeshta me domate, qepë dhe patëllxhanë.

“Kjo është jeta, duhet të pajtohesh me të”, thotë Miraqa Popal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT