Rama do ndihmojë Kosovën me energji në dy ditët e festave, Pacolli: Faleminderit Kryeministër!

Biznesmeni dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falenderuar publikisht kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli falenderon kryeministrin për ndihmën që ai i ofroi Kosovës për të tejkaluar krizën e energjisë.
Sipas Pacollit një strategji e përbashkët energjitike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!!
Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të 🇽🇰. Një strategji e përbashkët energjetike mes 🇦🇱 dhe 🇽🇰 duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të🇽🇰dhe🇦🇱.Kjo është rruga përpara!”, shkruan ai.
Më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter” tha se do të ndihmojë Kosovën me çdo mundësi që familjet kosovare të mos i kalojnë në errësirë dy ditët e festës.