Dy ditë energji Kosovës/ Behgjet Pacolli falenderon Ramën me sloganin e Berishës: Kjo është rruga përpara

Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falenderuar publikisht kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli falenderon kryeministrin për ndihmën që ai i ofroi Kosovës për të tejkaluar krizën e energjisë.

Sipas Pacollit një strategji e përbashkët energjitike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!!

Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të ??. Një strategji e përbashkët energjetike mes ?? dhe ?? duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të??dhe??.Kjo është rruga përpara!”, shkruan ai.

Më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter” tha se do të ndihmojë Kosovën me çdo mundësi që familjet kosovare të mos i kalojnë në errësirë dy ditët e festës.

“Kjo është rruga përpara”, kujtojmë se ky ka qenë sllogani i ish-kryeministrit Berisha në zgjedhjet e 2013./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT