Vokshi i përgjigjet Dumës: Për të qeshur dhe për të qarë, të gjitha ato që i rrinë Bashës pas…

E ftuar ditën e sotme në Zona Zero në Top News ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në fjalën e saj Vokshi është pyetur për zgjedhjet e reja që janë hapur në partinë opozitare për Lidhjen Demokratike të Gruas. Një lajm ky i konfirmuar një ditë më parë nga deputetja e PD-së Grida Duma.

Vokshi ka theksuar se nuk nuk njeh asnjë vendim nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Ndër të tjera sipas saj kjo është një situatë jo vetëm ilegjitime dhe antidemokratike por edhe që të bën pëe të qeshur dhe qarë njëkohësisht.

“Çdo vendim i dalë nga kryetari i shkarkuar dhe grupet që ai ka krijuar, janë ilegjitime dhe astatutore.

Ky është një akt antidemokratik. Është për të qeshur dhe për të qarë në të njëjtën kohë. Sepse ata i referehen një neni për zgjedhjen e kryetarit të PD por çlidhje ka kjo me LDG apo FRPD.

Lulzim Basha dhe të gjitha ato që i rrijnë Bashës përrreth kanë një gjakftohtësi dhe urrjejtje për të shkatërruar çdo gjë në PD. Por si mund t’ja bësh këtë gjë PD?”- tha Vokshi./m.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT