Ngjarjet kriminale në vend, kryeprkuori Çela: Mesazhi është dhënë i qartë, të ketë vlerësim maksimal

Kryeprokurori Olsian Çela duke komentuar ngjarjet kriminale në vend, tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin. Sipas tij, kjo mbështetje nuk ka ardhur vetëm nga organi kryesor i akuzës por dhe nga Policia.
Ai ishte i pranishëm në konferencën e mbajtur sot për prezantimin e hartës së re gjyqësore. Për mediat Çela tha se me gjithë vështirësitë për përballimin e ngarkesës, të gjitha prokurorive u ëhstë dhënë mesazh i qartë: të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda kriminale.
“Në të gjitha rastet që do të hetohen ngjarjet e rënda ka nevojë dhe për një angazhim të SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar në kryerjen e këtyre ngjarjeve. Ju siguroj se prokuroria pavarësisht mungesave vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur kryeprokurori.