Shqipëria në faqet e gazetës belge “La libre”/ Larg imazhit të drogës dhe trafikut, një vështrim në turizmin dentar

Një vështrim pozitiv mbi Shqipërinë e turizmit dentar. Gremi Clinic dhe Tirana, destinacion potencial nga qytetarët belg për kurat dentare…

Rrëfimi i saj nis që nga momenti që zbret në aeroportin “Nënë Tereza” për të përcjellë më pas me vërtetësi dhe skrupulozitet gjithcka ka jetuar në një qëndrim prej thuajse 1 jave në Shqipëri.

Gazetarja Lurence Dardenne publikon në një nga gazetat më të mëdha belge, pikërisht në “La Libre” një artikull dedikuar turizmit dentar në Shqipëri. Profesioniste e faqeve mjekësore të gazetës, Dardenne është ndalur në  “Gremi Clinic”, ku tregon gjithë përvojën e saj që nga momenti kur është pritur në aeroport e deri sa është larguar nga vendi.

Vizita në ambjentet e klinikës, takime me pacientë, ndarje e përvojave e të tyre e gjithashtu edhe një intervistë me CEO-n Dritan Gremi janë disa mga elementët që gazetarja prek në reportazhin e saj, ndërsa nuk ngurron ta cilësojë Shqipërinë vendin e turizmit mjekësor.

Për herë të parë një gazetë belge I kushton një artikull turizmit dentar në Shqipëri, ndërsa e sheh si një potencial për pacientët nga Blegjika, të cilët janë të shumtë edhe në “Gremi Clinic”.

Nesër do të publikojmë të plotë artikullin e gazetës “La libre” për Shqipërinë!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT