“Ti ke forcën që të nderosh kombin”/ Rama thirrje të rinjve: Bëhu pjesë e FA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, këtë të mërkurë e ka nisur me një thirrje për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“MIRËMËNGJES ?

Ti ke forcën që nderon kombin??, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë?

Behu pjesë dhe suksese? ?https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT