Sali Berisha i bindur: Basha nuk ka mbështetje në parti, u bëj thirrje njerëzve të largohen nga ai

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet në Partinë Demokratike, ku u shpreh i bindur se kryedemokrati Basha ka vetëm 5-6% mbështetje nga demokratët.
Ai tha se Basha është pushtues i shtëpisë së demokratëve, teksa u bëri thirrje njerëzve që i rrinë afër kryedemokratit që të largohen nga ai.
“Lulzim Basha shpërbëi opozitën në Shqipëri. Nuk di të tjerë që të jenë për një opozitë false. Basha në parti ka 5-6 përqind, nuk ka mbështetje. Lulzim Basha është peng dhe kur je peng, të diktojnë çdo qëndrim dhe nuk të lenë të marrësh asnjë përgjegjësi. Ai e ka të qartë se 2000-ja nuk është 5000. Ai detyrohet të mbushë sallën me punonjës të instituteve, që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ai dhe Rama kanë marrë peng pluralizmin politik në vend.
Një pakicë që vihet kundër shumicës është bandisteske ose terroriste. Prapa meje qëndron shumica e demokratëve. Anëtarësia e ka shkarkuar Bashën, sepse anëtarësia është përmbaruesi. Anëtarësia i thotë se zyra nuk është e juaja, por do administrohet nga Komisioni, ju jeni thjesht deputet. Unë iu bëj thirrje njerëzve që janë me Bashën, që të ikin nga ai”, deklaroi Berisha në Syri Tv.