“2022 do jetë viti i skandaleve”, deklarata e analistit: Priten arrestime të bujshme, Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme

Analisti Artur Zheji thotë se viti 2022 do të jetë viti i skandaleve. Sipas tij me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, SPAK është tashmë një “një shpatë drejtësi-vënëse” për shqiptarët dhe shpejt do ketë dhe personazhe të tjera që do të arrestohen.
Zheji e vazhdoi analizën e tij duke thënë se viti që vjen do të ketë arrestime të bujshme që do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Tek afera e inceneratorëve, dhe me arrestimin e një ish-ministri, mund të themi që kemi pagëzimin e SPAK, që tani është një shpatë drejtësi-vënëse jo thjesht në ëndrrat e shqiptarëve, por që ka shpuar atë puçrrën e madhe të qelbit të mëkateve shqiptare. Kjo do të efekt domino në shumë personazhe të tjera dhe do të dalë piktura e madhe se si krijohen këto mega-afera për vota.
SPAK duket se duke futur gishtin dhe shpatën në plagë, do ta shpërthejë këtë gjë dhe pres që 2022 të jetë viti i skandaleve, me arrestime të tjera të bujshme, që do ta çojnë Shqipërinë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nëse ndërkombëtarët do të jenë kaq fiskalë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, po shpërthyen këto gjëra, do e kërkojnë edhe ata rrotacionin”, tha ai ndër të tjera në News 24.