E rrallë/ Shqiptari ndihmon tenistin 15-vjeçar serb, do t’i paguajë akademinë dhe shpenzimet

Një tenist i ri nga Kosova nga komuniteti serb do të udhëtojë drejt Zvicrës në janar, në kërkim të një perspektive më të mirë.

Kjo gjë iu mundësua nga një shqiptar nga Gjilani, i cili mësoi se 15-vjeçari, Filip nuk kishte kushte për stërvitje adekuate.

Raportohet se prej disa vitesh Filipi nuk ka pasur trajner, por edhe pse nuk ka pasur një person për ta trajnuar ai ka fituar mbi 30 turne, ndërsa ka zënë vendin e katërt e tenistëve më të mirë në kategorinë nën 16 vjeç.

“Fillimisht më pyeti nëse dua të pranoj të shkoj me të në Zvicër. Më ka thënë se ai do të ishte sponsori, që do të sponsorizojë gjithçka, edhe pajisjet edhe gjithçka. Unë pranova.”-tha Filip Paviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT