Nga rikthimi i Talebanëve tek fundi i epokës së Merkel/ Ngjarjet më të rëndësishme botërore gjatë vitit 2021

Një vit aspak i zakontë ka qenë 2021 teksa ngjarjet botërore kanë patur një rrjedhë të vrullshme.

Nga pranimi i humbjes së Donald Trump në zgjedhjet amerikane, te rënia e Kabulit, ikja e Presidentit afgan Ashraf Ghani dhe ardhja e talebanëve në pushtet.

Ndërkohë që viti 2021 do të mbahet mend gjithashtu si viti kur Japonia, Gjermania dhe Izraeli morën udhëheqje të re.

Më poshtë janë renditur disa prej ngjarjeve më të rëndësishme botërore gjatë 2021.

2021, SULMI I KAPITOLIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA

Mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së, duke qëlluar brenda ndërtesës ndërsa legjislatura po përgatitej të vuloste zgjedhjen e Joe Biden si Presidentin e ardhshëm dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente. Turma duke valëvitur flamujt “Trump”, pankarta “Stop vjedhjes!” lëvizte “e tërbuar” nëpër Kapitol, duke hyrë në katin e Senatit dhe duke shkatërruar e vjedhur në zyrat e anëtarëve të Kongresit. Sulmi ndodhi pasi Trump deklaroi se ai “nuk do t’ia pranonte kurrë” humbjen e tij Bidenit.

SHBA: JOE BIDEN MERR DETYRËN

Joe Biden u betua si President dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente më 20 janar. Ajo u bë e para indianoamerikane, gruaja e parë dhe afrikano-amerikania e parë që u betua si Zëvendës Presidente. Biden deklaroi pasi u betua se “Demokracia ka triumfuar”.

MIANMAR: USHTRIA KTHEHET NË KONTROLL

Një grusht shteti në Mianmar filloi në shkurt kur anëtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) u rrëzuan nga Ushtria me Presidentin në detyrë Myint Sëe, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe duke transferuar pushtetin te Komandanti i Përgjithshëm i Shërbimeve të Mbrojtjes, Min Aung Hlaing. Partia opozitare e Bashkimit për Solidaritet dhe Zhvillim (USDP) e mbështetur nga Ushtria në Mianmar kishte kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 8 nëntor të vitit të kaluar, pas të cilave Ushtria lëshoi një paralajmërim duke thënë se do të ndërmarrë veprime nëse ankesat për mashtrim zgjedhor nuk adresoheshin. Junta ushtarake e Mianmarit, e cila sundoi vendin gjatë viteve ’90 dhe 2000, ka pasur mbështetjen e Partisë Komuniste Kineze (PKK).

SIRI: BASHAR AL-ASSAD FITON MANDATIN E KATËRT

Presidenti sirian, Bashar al-Assad mori 95.1 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në maj dhe u betua për një mandat të katërt shtatëvjeçar. Rreth 14 milionë nga 18 milionë votues me të drejtë vote brenda dhe jashtë Sirisë votuan, me një përqindje pjesëmarrjeje prej mbi 78 për qind. Fitorja e Assad pritej pasi rivalët e tij në garë ishin një figurë e profilit të ulët të opozitës dhe një ish-ministër i kabinetit.

HAITI: VRITET PRESIDENTI JOVENEL MOISE

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise u vra dhe gruaja e tij u plagos në një sulm në shtëpinë e tyre në Kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince. Moise kishte udhëhequr Haitin, një nga vendet më të varfra në botë, që nga viti 2017, por ishte përballur me protesta të gjera që kërkonin dorëheqjen e tij.

IZRAEL: NETANYAHU U RRËZUA

Naftali Bennett, lideri i partisë së krahut të djathtë Yamina (E Djathta e Bashkuar), u betua si kryeministër i ri izraelit në qershor duke i dhënë fund sundimit rekord 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu. Udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, Netanyahu fitoi katër zgjedhje rekord dhe e mbajti postin pesë herë. Përmbysja e tij erdhi pasi kreu i opozitës izraelite Yair Lapid njoftoi se ka arritur një marrëveshje me një parti të vogël dhe të tjerë për të formuar një qeveri koalicioni për të larguar Netanyahun.

JERUSALEM: PËRPLASJE NË XHAMINË AL-AKSA

Tensioni në Gaza rifilloi kur militantët e Hamasit hodhën një breshëri raketash në Jerusalem në përgjigje të përleshjeve që shpërthyen në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit midis besimtarëve palestinezë dhe forcave të policisë izraelite. Vala aktuale e dhunës midis Izraelit dhe grupeve militante të Gazës ishte e para e këtij lloji që nga ofensiva e fundit ajrore dhe tokësore në shkallë të gjerë që Izraeli zhvilloi në enklavën palestineze për 50 ditë në 2014. Ky vend është ka histori ripërtëritjeje për dhunën dhe tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve.

JAPONIA: FUNDI I EPOKËS SË SHINZO

ABE-S Shinzo Abe njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga posti për shkak të shqetësimeve shëndetësore në muajin gusht. Kryeministri japonez 65-vjeçar, e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Tokio, duke thënë se ai duhej të trajtohej për një sëmundje, që kishte shkaktuar edhe përfundimin e papritur të mandatit të tij njëvjeçar, në 2007. Yoshihide Suga u zgjodh si kreu i ri i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet për të zëvendësuar Abe.

AFGANISTAN: RIKTHIMI I TALEBANËVE

Talebanët e shpallën luftën në Afganistan të përfunduar pasi luftëtarët e tyre pushtuan kryeqytetin Kabulin dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi në muajin gusht, pak ditë pas tërheqjes së trupave amerikane. Përparimi i shpejtë i luftëtarëve talebanë në kryeqytetet provinciale të Afganistanit i befasoi të gjithë.

GJERMANIA: FUNDI I EPOKËS SË MERKELIT

Me njoftimin e tërheqjes së Angela Merkelit nga politika, Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë të Gjermanisë, e udhëhequr nga zëvendës-kancelari aktual, Olaf Scholz, fitoi zgjedhjet e përgjithshme me 25.7 për qind të votave në shtator, duke mundur bashkimin konservator CDU/CSU. Epoka e Angela Merkelit në pushtet mori fund pas rreth 3 dekadash. Konservatorët e udhëhequr nga Merkel kishin dominuar Bundestagun e Gjermanisë ose dhomën e ulët të Parlamentit për më shumë se një dekadë. Me daljen në pension të Merkelit, Gjermania dhe deri diku edhe Bashkimi Europian do të hyjnë në një epokë të re, ku priten ndryshime, por me perspektiva të paqarta.

KINË: REZOLUTA QË VULOSI TË ARDHMEN E PRESIDENTIT XI JINPING

Duke përshëndetur Xi Jinping si krijuesin e një sërë “teorish dhe mendimesh”, Partia Komuniste e Kinës miratoi një rezolutë historike këtë nëntor duke e vënë atë në të njëjtin nivel me Mao Ce Dun dhe Deng Xiaoping. Rezoluta e tretë u miratua në plenumin e 6-të të Komitetit Qendror, duke hapur rrugën për një mandat të tretë për Presidentin, nisur nga viti i ardhshëm.

UKRAINA

Rusia dhe SHBA do të mbajnë një takim sigurie për të shmangur rritjen e tensioneve në Ukrainë pas rrezikut për një luftë të mundshme në rajon. Rusia ka afruar rreth 90 mijë trupa në kufirin me Ukrainën dhe ka kërkuar që NATO të mos e konsiderojë anëtarësimin e saj në aleancë. Kërkesa është refuzuar nga NATO dhe priten bisedimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT