Aksidenti në Pukë/ Detajet e REJA, si është gjendja e gazetarit, Alfred Lela

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Munellë të Pukës ku është përfshirë edhe gazetari i njohur Alfred Lela. 2 alpinistët që kanë qenë bashkë me Lelën kanë rënë në një humnerë.
Burime për gazetën Shqip bëjnë me dije se Alfred Lela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo alpinistët kanë rënë nga lartësia teksa kanë qenë duke përshkruar zonën në këmbë.