Komandant Malisheva pëson sulm kardiak në burg, mjekët i japin ndihmën e parë në kohë

Muhamet Krasniqi ose siç e njohin Komandant Malisheva, ka pësuar dje një atak kardiak në burg, por fatmirësisht tani është mirë me shëndet. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij Dardan Krasniqi në rrjete sociale.

Ai është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë nga shokët e tij, personeli i burgut e personeli mjekësor i Spitalit të Shkupit. Komandant Malisheva është pjesë e Grupit të Kumanovës, ku në një përplasje me armë humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit, ndërsa për rastin të dyshuar janë 33 persona.

“Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar! Sot në orët e hershme të mëngjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, personelit të burgut, personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit – përmes ndërhyrjes së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në intenzivë ku i janë vendosur stendat! Më këtë rast në emër të familjes tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup“, shkruan i vëllai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT