Mirë se vjen 2022/ ‘Zgjohu Shqiptar’ uron një vit i mbarë për familjet shqiptare, kudo që ndodhen

Tirana dhe qytetet e tjera të vendit pritën ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00.

Ky është viti i dytë që festat zhvillohen nën pandeminë Covid-19. Kjo natë e ndërrimit të viteve solli dhe një farë lirie për qytetarët shqiptarë pasi autoritetet vendosën që sonte të mos kishte kufizime anti-covid.

Ora policore, e cila çdo natë nis në orën 23.00 u hoq, por nuk munguan thirrjet për të mbajtur distancimin dhe maskat. Edhe këtë vit nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.

‘Zgjohu Shqiptar’ uron paqe dhe suksese në familjet shqiptare me shpresën se 2022 do të jetë viti që do të sjellë edhe fundin e pandemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT