A po përgatitet Serbia të njohë Kosovën? Vuçiç i prerë, ja si përgjigjet

Pavarësisht të gjitha marrëveshjeve dhe ndërhyrjes së Shteteve të Bashuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Serbia është e “prerë” për mos njohjen e Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistw i pyetur nëse Serbia do të njohë Kosovën i prerë u përgjigj “Jo”.
“Jo! Shkurt dhe qartë”, ka thënë ai i prerë.
Këtë deklaratë Vuçiç e bëri në një intervistë për gazetën “Novosti”, duke folur për temat më aktuale ekonomike dhe politike dhe qëndrimin e Serbisë, thotë se më së shumti është i shqetësuar për situatën në rajon dhe presionet e jashtme.