FOTO/ Masat e reja hyjnë në fuqi, të gjithë me certifikatë vaksinimi në punë

Kanë hyrë ditën e sotem në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut të përhapjes së variantit Omicron.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në ambientet e tyre të punës.
Në fotot e e shpërndara ditën e sotme nga LSA shihet se si në shumë biznese punonjësit kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit.
Ndërkohë që mësohet se në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen apo nuk janë vaksinuar ende, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë./Gazeta Shqip