Zbulohet një tjetër simptomë e Omicron/ Nëse shihni këto shenja në lëkurë, keni nevojë për trajtim urgjent

Sipas ekspertëve të CDC, një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonjtë tuaj, shkruan The Sun.

Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70% më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të Covid-it konsiderohen si një mundësi për t’i dhënë fund pandemisë.

Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrufë.

Ndërkohë, simptomat e varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e re e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT