VIDEO/ Trupi i viktimës ende në mes të lokalit, Policia: Në ‘Don Bosko’ u ekzekutua…

Teksa vijon të zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë, mësohet se viktima ndodhet ende i shtrirë në mes të lokalit, edhe pse kanë kaluar 40 minuta nga ngjarja.

Lokali, ku ndodhi masakra, tashmë është mbushur me forca policore dhe ekspertë të kriminalistikës.

Gjithashtu informojnë se grupi i të rinjve që u sulmua përbëhej nga 5 djem që kishin dalë të pinin diçka rreth orës 16:20.

Ndërkohë autorët kanë qëlluar nga jashtë lokalit, duke lënë të vdekur 1 dhe plagosur 3 prej tyre. Mësohet se ata janë vëzhguar më herët nga autorët.

Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri apo identitetet e të përfshirëve në ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak i Policisë:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erjon Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT