Basha komenton ‘8 janarin’ e Berishës: I padëshiruari nga SHBA, proteston kundër partisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ish lideri Sali Berisha, para selisë blu.

Basha përmes një postimi në Twitter shkruan se është hera e parë që një politikan i nivelit të lartë është shpallur i padëshiruar nga SHBA thirr dhe protestë kundër partisë së tij.

Ndër të tjera  ai shkruan se është e papranueshme që ai kërkon që ta shndërrojë strehë mbrojtje selinë e Partisë Demokratike.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT