Akademiku sulmon Abazoviçin: Po të ishte shqiptar, nuk do kishte bërë koalicion me partinë pro serbe në Mal të Zi

Kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja, ka sulmuar zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ai u shpreh se nëse Abazoviç do të ishte shqiptar, atëherë ai nuk do të bënte koalicion me partinë pro serbe në Mal të Zi.

Kraja tha se votuesit e Abazoviç nuk janë shqiptarë, por kryesisht malazexzë dhe boshnjakë.

“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviçi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar”, ka tha Kraja në RTK.

“Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij por duhet të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT