Rama vendos objektivat për 2022, bën mbledhjen e parë me ministrat

Kryeministri Edi Rama e ka vazhduar vitin e ri me një mbledhje me kabinetin qeverisës për të përcaktuar objektivat e 300 ditëve të ardhshme.
Ky është takimi i parë i qeverisë, që përkon dhe me rikthimin në punë të punonjësve të administratës.
Pavarësisht objektivave të vendosura dhe të arritura, përçarja totale e opozitës, ia ka bërë Edi Ramës qeverisjen në mandatin e tretë shumë më të lehtë.
Ndërkohë kujtojmë se viti 2021 u mbyll me analizën e 100 ditëve të para të punës së kabinetit “Rama 3”, ndërsa tashmë në horizont janë objektivat për 300 ditët përpara të vitit që sapo ka nisur./Gazeta Shqip