“Po kryen punime”/ Bardhi: Grupi kriminal “BN” nuk do lejohet në PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një komunikim me mediat deklaroi se brenda selisë blu po kryen punime për shtimin e hapësirave të punës.
Ai e cilësoi show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura. Bardhi më tej shotoi se demokratët të futen në seli por grupi kriminal “BN” nuk do lejohet.
“Show kemi konfirmuar dhe dje sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD po kryen punime. është fakt, nuk ka nevojë të vini dhe të trokisni. Dyert e Partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. E sigurtë është që do të futeni brenda dhe do të shikoni se po shtohen ambientet e punës, koha e llafeve ka mbaruar më 18 dhjetor. Disa kanë beteje për karrige. Selia e PD ka qenë është dhe do të vijojë të jetë e jhapur dhe e mbyllur për çdo trafikant droge”, Bardhi.