Hetohet se fshehu 60 mijë euro, flet Murrizi: Voci i grupit çiftelia nuk më bën presion

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për emisionin Zona Zero sa i përket lajmit të publikuar në media se do të hetohet nga seksioni i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për mos deklarim të 60 mijë eurove.

Ish-nënkryetari i Parlamentit, Murrizi i quan këto hetime të nisura si nul, pasi sipas tij, kjo shkelje nuk është konstatuar nga ana e ILDKP-së, institucioni që ka bërë deklarimin periodik të pasurisë.

“Ftoj drejtësinë, të merret me pasurinë e Myslym Murrizit. Nuk kam përfituar asnjë lek nga paratë publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. Hetimi për periudhën 2017-2021, nëse hetimi lidhet me këtë periudhë është nul. Pasi deputetët e deklarojnë pasurin ë n ë ILDKP, e është vetëm ky institucion që mundet të relatojë n ë prokuroi çfarëdo lloj pasaktësie dhe jo hetim nga Zyra e krimit ekonomik”, tha Murrizi.

Ai shton se nëse do të kishte shkelje, ILDKP do të njoftonte vetë ato apo të bënte kallëzim në prokurori.

Sektori i krimit ekonomik në policinë e shtetit depozitoi në prokurori padinë kundër ish-deputetit demokrat. Kundër Murrizit janë ngritur dy akuza; fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash. “Është analizuar veprimtaria dhe transaksionet e firmës në pronësi të ish-deputetit “Murrizi 2009”, nga ku ka rezultuar se janë fshehur 60 mijë euro, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI në 2019”, thuhet në njoftim.

Sa i përket firmës Murrizi 2009, ish-deputeti u shpreh se është aksioner i saj dhe si shoqëri është objekt i drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe jo i Drejtorisë së Policisë për Krimin Ekonomik.

“Jam i gatshëm të përballem me çdo lloj fundërrime e krimit ekonomik të vjetër e të re. Ish-polici i sigurimit, Tonin Voci ka thënë se Myslim Murrizi është i dënuar, nëse do t ë isha i dënuar, unë do të kisha dorëzuar mandatin se me më kapte ligji i Dekriminalizimit. Shiheni vendimin e gjykatës NR 423, 20/4/2007. Gjyqi nuk i ka kaluar të tre shkallët dhe s’mund të quhem i dënuar, nëse nuk ka marrë vendim të formës së prerë”, tha Murrizi.

Më pas ai sulmoi kreun e kësaj drejtorie Tonin Vocin, duke e cilësuar si një person të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit.

“Nuk më impresionojnë asnjë lloj presioni, nga Voci i grupi të famshëm çiftelia nuk më bën presion dhe ndaluar luftën time që kam nisur për të denoncuar çdo akt. 60 mijë euro punëdhënësit e Vocit kanë ora dhe byzylyke. Unë jam aksioner, s’jam pronar”, u shpreh Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT