Dua Lipën ‘bashkëkombase’ serbe, çudit ambasadori Gjuriç me deklaratën e tij

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e ka konsideruar këngëtaren Dua Lipa si “bashkëkombëse të tij”.

Bëhet me dije se Gjuriç e përmendi Lipën në një përplasje që pati në rrjetin social “Tëitter”, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriç.

Nga ana tjetër të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Tëitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.

Përplasja mes Çitakut dhe Gjuriçit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviç njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open. Teksa është bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte  postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, që nisi përplasjen me Gjuriçin./Gazeta Shqip

Dua Lipën ‘bashkëkombase’ serbe, çudit ambasadori

Back to top button
LAJMET E FUNDIT