Vijon masakra mbi lumenj: Këshilli Kombëtar i Territorit miraton ndërtimin e 10 HEC-eve të reja

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e 5 hoteleve të reja në zonën bregdetare të Shqipërisë, më shumë se 10 hidrocentrale energjitike, 3 subjekte biznesi dhe 2 godina banimi.
Hidrocentralet priten të ndërtohen në zonën e Grabovës, Gramsh, në Skrapar, Elbasan dhe në Dibër. Vetëm 6 nga lejet e dhëna të HEC-eve janë për Gostimën në Elbasan dhe 3 për bashkinë e Skraparit.
Hotelet e reja dhe struktura të ngjashme turistike do të ndërtohen në Dhërmi, Palasë, Durrës, Kavajë, Sarandë.
Në Tiranë, janë miratuar dy godina të reja për ndërtim në Bulevardin Zogu i Parë dhe zona e ish-Ekspozitës.
KKT-ja ka konfirmuar dhe shtyrjen për lejen e ndërtimit të terminalit lindor të autobusëve në Tiranë.
Gjithashtu, është miratuar ndërtimi i disa pikave të kompanisë së telekomunikacionit, Vodafone, në qytete të ndryshme.