VIDEO/ Çfarë po ndodh në selinë e PD? Një person me kapuç heq logot e Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Dyert dhe dritaret e Partisë Demokratike u veshën me adezivë me logot e kësaj partie ditën e djeshme, ndërkohë që sot u mbyllën edhe dyert për të mos lejuar deputetët që mbështesin Berishën për t’u futur brenda selisë.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një person që ka vendosur një kapuç për të mos u njohur është filmuar duke hequr logot e Forumit Rinor të Partisë Demokratike nga dritaret.
Videon e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se ky është një akt i pashembullt i Lulzim Bashës.
“Kapuçone te zi me maska heqin fshatas stemen e FRPD nga dera e zyrave te tij! Akt i pashembullt i peng Bashes! Turp”, shkruan Berisha.