Australia i anulon vizën Gjokoviç, serbi pritet të dëbohet nga vendi ditën e enjte

Autoritetet australiane i kanë anuluar vizën Novak Gjokoviç dhe planifikojnë ta dëbojnë tenistin serb ditën e enjte, një vendim që mediat vendase thonë se do të apelohet nga avokatët e sportistit.

Gjokoviç, që aktualisht mban numrin 1 në renditjen botërore të tenistëve planifikohej të merrte pjesë në Australian Open, që nis më 17 janar.

Për shkak se ai është i pavaksinuar hasi probleme në tejkalimin e rregullave për të hyrë në Australi, që kërkojnë mes të tjera dëshmi vaksinimi, që është kaluar Covid brenda javëve të fundit dhe praninë e antitrupave, apo një dokument mjekësor që përjashton vaksinimin.

Gjokoviç u paraqit me dokumentin e fundit në aeroport në Melburne. Por, autoritetet australiane thanë se dokumentacioni kishte parregullsi dhe pas shqyrtimit prej disa orësh dhe kryerjes së analizave të nevojshme vendosën që t’i anulojnë vizën e dhënë.

Gjokoviç është i pavaksinuar, ndërsa në të shkuarën ka bërë disa deklarata kundër vaksinimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT