Protesta e 8 janarit/ Kokalari paralajmëron ja çfarë do të ndodhë nëse në rrugët e Tiranës….

8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtare që do të mbahet përpara partisë Demokratike. 

Më 8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtarë që do të mbahet përpara Selisë Blu. Protesta e paralajmëruar për më 8 janar në mesditë mban sloganin “Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve.”

Për këtë protestë, aktivistja Evi Kokalari ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Kokalari paralajmëron “një mik” se nëse të shtunën do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, ajo nuk do të ndalet derisa t’i vërë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Nëse më 8 janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, shenjat e gishtave të tu do të jenë kudo dhe të premtoj se nuk do të ndalem derisa të mbahesh plotësisht përgjegjës për kaosin që ke shkaktuar në Shqipëri.” 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT