Pas grupit të Berishës, edhe të rinjve të FRPD-së u mbyllet dera e Partisë Demokratike

Pas anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike edhe të rinjtë e FRPD-së.

Ashtu si të parëve edhe këtyre të fundit nuk u është ofruar shumë, teksa janë munduar të hyjnë në seli dhe e kanë gjetur derën e kësaj të fundit të mbyllur.

Të rinjtë janë shprehur para mediave se ndodheshin aty për të zhvilluar një mbledhje organizative dhe se një shfaqje e tillë është kriminale dhe e paprecedent.

“Jemi thirru për të bërë një mbledhje për zhvillimin e protestës më 8 janar , por nuk lejohemi të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhjen. Kjo është një situatë e turpshme, kjo seli nuk është pronë e askujt por e demokratëve dhe t’i mbyllesh derën të rinjve është e paprecedentë. Nuk ka nevojë të lajmërohet administratë për çdo hyrje, ne kemi hyrjen dot në FRPD. Nuk jemi ne rrezik për këtë seli por duam thjeshtë të zhvillojmë një mbledhje. Kjo është një mbyllje dyersh për cdo mendim ndryshme. Ne do të jemi në protestë më 8 janar”, u shprehën ata./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT