VIDEO/ Mbërrin në selinë blu zyrtari i lartë amerikan, takim URGJENT me Bashën

Pas zhvillimeve të ndodhura së fundmi në Partinë Demokratike, Basha ka pritur ditën e sotme në një takim Zv.ambasadori amerikan Demian Smith.

Nga pamjet e drejtpërdrejta që janë transmetuar në media shihet se edhe zëvendës ambasadori ka hyrë nga dera e pasme e selisë blu.

Deri më tani është konfirmuar se Smith do të ketë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pritet ndër të tjera të diskutohen zhvillimet e fundit në partinë më të madhe opozitare.

Nga ana tjetër kujtojmë se sot grupi i rithemelimit të PD dhe FRPD u përballën me dyert e mbyllura të godinës së PD dhe nuk mundën të zhvillojnë dot mbledhjet e organizuara, ku do të flitej dhe për protestën e 8 janarit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT