Përfundon takimi i Bashës me zv.ambasadorin amerikan, Smith për më shumë se 1 orë në zyrën e kryedemokratit

Ka përfunduar pak më parë takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me zv.ambasadorin Damian Smith. Takimi i kryedemokratit me zyrtarin Smith ka zgjatiur për më shumë se 1 orë, ndërsa Smith është përcjellë nga dera e pasme e selisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, pa dhënë asnjë deklaratë për mediet.

Nuk dihet ende për çfarë kanë biseduar, por theksojmë se ky takim vjen në një kohë kur situata në PD vijon të jetë e tensionuar, pasi grupi i Rithemelimit i la afat Bashës deri në 5 Janar për të liruar zyrën dhe dorëzuar detyrën.

Më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD për të hyrë në seli, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD dhe hasen me dyert e mbyllura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT