Gazment Bardhi flet me emra: Ky është anëtari i grupit kriminal që shoqëron Sali Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në konferencën për meidat të mbajtur ditën e sotme, u pyet në lidhje me deklaratat e tij të një dite më parë, ku ishte shprehur se eksponentë grupit kriminal “B9”, nuk do të lejohen të hyjnë më në selinë e Partisë Demokratike.
Gazetarët e pyetën Bardhin nëse mund të fliste me emra se cili ishte ky eksponent i këtij grupi kriminal dhe Sekretari i PD u përgjigj se një prej tyre është Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Sali Berishës.
Pyetje: Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?
Gazment Bardhi: Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi.