Gazmend Bardhi tregon se çfarë duhet të bëjnë deputetët për t’u futur në PD

Prej disa ditësh dyert e selisë së Partisë Demokratike janë të mbyllura, pasi siç tha Gazment Bardhi, brenda selisë po kryhen punime.

I pyetur ditën e sotme përse deputetët demokratë nuk po lejohen të futen në seli, ai tregoi se ata duhet të njoftojnë administratën për t’u futur në seli.

“Kushdo që dëshiron për arsye pune të përdorë ambientet e selisë qëndrore të PD-së, është i lutur të kontaktojë administratën për t’u futur në selinë e PD-së. Ju jeni dëshmitarë që as Aldo Bumçi, as Ivi Kaso dhe as Gent Strazimiri, s’kanë ardhur ndonjëherë në selinë e PD-së në këto 8 vite për të bërë mbledhje me degët. Është tërësisht një “shoë” për të mbajtur vëmendjen te halli personal i Sali Berishës”, tha Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT