Pse e blindoi PD-në? Basha flet për dyert e mbyllura dhe të armatosurit me kapuçë

Në dy ditët e fundit, foto e video të shumta po qarkullojnë për atë që po ndodh brenda godinës së Partisë Demokratike.

Kundërshtarët e Bashës kanë postuar foto me dyert e blinduara si dhe personave të armatosur e të mbuluar me kapuçë të zinj, që po mbrojnë selinë nga mbështetësit e Berishës.

Sot, në Open në Top Channel, Basha tha se ato pamje nuk janë aspak të vërteta dhe se janë vetëm manipulime.

“Mendoj për një kohë të shkurtër kanë dalë kaq shumë gënjeshtra e manipulime sa nuk besohen më.

Berisha ka një shkollë të tërë manipulimi. Është vënë në punë e mbështetur edhe nga dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermundës. Berisha ka prerë demokratët dhe PD-në në besë. Se ai është në një betejë personale, për hallin e vet,” tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT