“Kemi edhe tanke e snajpera”/ Ironizon Basha: Të shtunën do të jem në zyrën time! Berisha do ta kthejë PD në bunker!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e mbështetësve të Sali Berishës, të cilët janë shprehur se është blinduar selia e PD.

Duke ironizuar, Basha tha se kemi edhe tanke apo snajpera, ndërsa u shpreh i vendosur se të gjitha ato që thuhen janë marrëzira. Kryedemokrati pranoi se në seli po bëhen punime, por hodhi poshtë pretendimet e mbështetësve të Berishës.

Ai ftoi cilindo që të vizitojë zyrën e tij, ajo nuk ka ndryshuar dhe nuk është blinduar.

“Keni harruar të tregoni që kemi edhe tanke, snajpera…këto janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri i gjen shqiptarët me këtë, ndërkohë që ata përballen me probleme reale. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin dhe jo përpjekjet e një njeriu por të marrë peng një parti për ta kthyer në bunker dhe për ti përdorur qytetarët si mish për top

Në zyrën time mund të vini për një kafe, ka qenë e njëjta që ka qenë.

Ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar. Krijohet ideja që Berisha ka, ta ktheje PD në bunker për interesat e veta”, tha Basha.

Ai tha se nuk është e vërtetë që mbështetësit e Berishës nuk u lejuan në seli, duke sqaruar: “Nuk është e vërtetë, këtë e ka sqaruar sekretari i përgjithshëm. Ai ishte një shou për të treguar se gjoja PD është një bunker. Në fakt janë ata një pakicë që duam ta kthejnë PD në bunker. PD nuk mund të kthehet në bunker për interesat e Berishës. Këta që bëjnë shfaqje, duhet të vijnë në Parlament sepse kanë 4 muaj që nuk kanë ardhur”.

Basha shtoi se ditën e shtunë do të qëndrojë brenda selisë së PD, pavarësisht kërcënimeve nga Berisha. Ai tha se ata që kryejnë akte dhune nuk janë demokratë, por kriminelë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT