“As 10 për qind nuk votuan për Berishën” / Basha: Grusht kriminelësh e trafikantësh kundër meje

Lulzim Basha thotë se në referendumin e thirrur nga Sali Berisha më 18 dhjetor ka votuar vetëm 10 për qind e anëtarësisë së Partisë Demokratike, pra rreth 7 mijë vetë dhe jo 44 mijë anëtarë, siç pretendon Sali Berisha.

Ai iu referua pamjeve të publikuara në media nga një qendër votimi në referendumin e PD në njësin 8, vendlindjen e Lulzim Bashës.

“Pamjet që u dhanë nuk janë thjesht pamje, janë prova filmike të një kamere ngjitur me një qendër ku numërohen ata që kanë votuar dhe që janë 10% e asaj që ka deklaruar Berisha dhe është ajo që është mburrur Berisha më shumë. Është ajo qendër. Tani, që te kuptosh që një fuçi vere është e prishur, mjafton një gotë. Kur kjo ishte qendra që u mburr më shumë Sali Berisha mendoni si është në të gjithë Shqipërinë. I kemi të gjitha faktet, i kemi provat, edhe filmike por nuk na jep kënaqësi, përkundrazi. Është një turp që Sali Berisha dhe një grusht njerëzish përdhosin dinjitetin e një partie duke u sjellë në këtë mënyrë, duke mashtruar haptazi”, tha ai gjatë një interviste për Open.

Ndonëse vetë është fotografuar me njerëz që sot mbështesin Berishën, Lulzim Basha thotë se ish-kryeministri ka me vete një grusht kriminelësh e trafikantësh, që kanë një qëllim të vetëm.

“Të zaptojnë Partinë Demokratike, ta përdorin si mburojë kundër non gratës, siç e kam thënë më përpara, është bërë një grup që shtrihet edhe përtej këtyre, shtrihet edhe në partitë e tjera, shtrihet edhe tek selia e Edi Ramës, edhe në ndonjë seli tjetër. Grupi “na bashkoi non grata amerikana”, që ka një qëllim, si fillim të asgjësojë Partinë Demokratike, si i vetmi institucion opozitar i qëndresës kundër regjimit, kundër masakrës zgjedhore dhe pa diskutim, si një parti properëndimore, pro ShBA, pro BE”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT