Dyert e blinduara në PD, Breçani tregon mënyrën sesi hapen pa përdorur forcën

Ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani, ka folur mbrëmjen e sotme për përforcimin e dyerve që është bërë në Partinë Demokratike.
Ai tha se në dyer janë përdorur profile metalike si barriera kundra njerëzve dhe me qëllim që t’ju rezistojnë shtytjeve, por tregoi edhe mënyrën sesi këto dyer të hapen pa përdorur forcën.
Breçani tha se këto dyer mund të hapen me anë të një çelësi pneumatik, i cili vendoset në dy kanatat dhe dera hapet pa problem.
“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh….
Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot. Kjo që ne e shohim është vendosur një barrierë kundra njerëzve”, tha Breçani.