Ua shitën subjekteve private/ Kush janë 4 të arrestuarit për skandalin e pagave (Emrat)

Tiranë- Prokuroria e Tiranës e ka konfirmuar se të dhënat e pagave kanë dalë nga AKSHI edhe pse është mohuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Mësohet se një punonjëse e AKSHI ka shpërndarë informacionet tek një koleg, i cili më pas i ka shitur në subjektet private.

Deri më tani janë arrestuar katër persona, dy specialistë IT në drejtorinë e tatimeve dhe dy punonjës në kompani private.

Gazeta Shqip ka mësuar emrat e 4 të arrestuarve dhe ata janë:

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj– Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota– Përmbarues

Endri Ikonomi– Përmbarues

Në një deklaratë për mediat drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tregoi edhe rolin që kanë pasur të arrestuarit në daljen në shesh të listave me të dhënat personale të qytetarëve.

Imeraj deklaroi se specialistja e IT e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private të përmbarimit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT