“Rama politikisht është me Saliun”/ Ngjela: Basha ka përkrahjen e amerikanëve, nëse merr forcë brenda pak kohësh…

Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News avokati Spartak Ngjela.

Tema e cila është komentuar sot me gazetaren Sidorela Gjoni ishte “Blindimi I PD-së”.

Në fjalën e Ngjela ka treguar se Rama politikisht është me ish-kryeministrin Sali Berisha, teks nga ana tjetër Basha, i cili po qëndron në krye të PD-së ka mbështetje të amerikanëve.

Nga ana tjetër Ngjela ka treguar se Moska dhe Beogradi janë duke pritur destabilizimin e vendit.

“Gjykatat janë të Saliut vetëm SPAK-u jo. Ai o është i çmendur ose po luan për të huajt dhe kush e duan destabilizimin e vendit Moska dhe Beogradi.

Berisha do të shpëtojë paratë, non-grata nuk shpallen kot ata. Dështim për marrjen e partisë, shteti rrezikohet nëse do kenë lëvizje të dhunshme. Rama politikisht është me Saliun, pasi Basha del më i fortë nga përkrahja e amerikanëve.

Unë mendoj nëse Basha merr forcë të madhe brenda pak kohësh do ketë zgjedhje të reja. Non-Grata dobëson Saliun, arrestimi i ministrit dobëson Ramës Basha forcohet dhe kështu zgjidhet ekuacioni”, tha Ngjela në studio./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT