“Dera do të shkulet. S’na ndalon dot Gaz Bardhi dhe Luli për të hyrë”/ Balliu: Në 8 vite opozitë, kunati i Lulit ka hapur 14 kompani

Klevis Balliu deklaroi se në tetë vitet e opozitës së Lulzim Bashës, kunati i kreut të Partisë Demokratike ka hapur 14 kompani.
“Balliu në 8 vjet opozitë, kunati i Lulit ka hapur 14 kompani dhe i ka dalë 30 mln lek rroga, pra nuk qënkemi keq në opozitë dhe ky nuk qënka keq në opozitë dhe nuk ka se çfarë i duhet qeveria”, tha Balliu në Politico në Top News.
Sipas Balliut, Lulzim Basha është peng përsa kohë nuk pranon zgjidhjen logjik për t’u votëbesuar.
Balliu u shpreh i sigurtë se nesër do të hyjnë në godinën e Partisë Demokratike.
“Dera do të shkulet! Mos e vrisni mendjen se si do të shkulet. Nuk na ndalon dot Gaz Bardhi me Lulin”, tha ai.
ai është peng se nuk po pranon zgjidhjen më logjike që do të thotë votëbesohu.