“Berisha ia grabiti Ushtrisë godinën ku sot ndodhet selia blu”/ Braçe: Gjëja e vjedhur nuk gëzohet

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, gjithçka është një betejë për plaçkën e vjedhur. Dhe gjëja e vjedhur sipas Braçes nuk gëzohet.

Braçe vë në dukje se Berisha gjatë qeverisjes së tij i vodhi Ushtrisë godinën ku është vendosur sot selia e Partisë Demokratike, ndërsa shton se fjalia “ajo është shtëpia demokratëve”, është e gjitha një hipokrizi.

Postimi i plotë:

BETEJA PER PLAÇKËN;

AJO GODINE KU PO ZIHEN PD-te,

ESHTE E VJEDHUR!

SIC NIS ASHTU VAZHDON,

ASHTU DO MBAROJ;

GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Fjalia me hipokrite qe degjoj ne 10 dite:

KJO, AJO, ESHTE SHTEPIA E DEMOKRATEVE ETJ ETJ!

Ne 2013-ten, kur nje shumice e madhe shqiptaresh i perzuri nga pushteti, ne pritje per tu bere ditet e ikjes,

kryeministri-ky Sali Berisha, ministri i mbrojtjes-ai Arben Imami, kryetari i bashkise-ky Lulzim Basha, i GRABITEN Ushtrise, ne shkelje te plote te ligjit nje prone, kete prone qe sot e quajne “SHTEPIA E TE GJITHE DEMOKRATEVE”;

Pasi bene vendimet dhe morren godinen,

u kthyhen pas te merrnin miratimin e komandantit te Ushtrise, duke e bere grabitjen me te dukshme!

Per kete PRONE TE GRABITUR po kacafyten e neser do perleshen me njeri tjetrin;

JANE TE GJITHE ATA QE E GRABITEN ME FIRMAT E TYRE!

Fati eshte i percaktuar prej 2013-tes;

GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT