“Mercenarë” për mbrojtjen e Bashës?/ Hoxha: Në selinë e PD janë parë disa shqiptarë të Maqedonisë, mes tyre edhe ish-luftëtarë të UÇK

Artan Hoxha deklaroi në Politiko në Top News se në selinë e Partisë Demokratike ndodhen disa shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët Sali Berisha i ka cilësuar si mercenarë që janë thirrur nga Lulzim Basha.
“Ka një grup shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut. Janë persona që kanë atë të shkuarën e tyre, kanë marrë pjesë edhe në luftë”, tha Hoxha.
Megjithatë, gazetari shtoi se përsa kohë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë nga institucionet shqiptare, ata janë qytetarë të lirë në Shqipëri.
“Por, përsa kohë ata kanë hyrë në Shqipëri dhe nuk kanë asnjë çështje të hapur, ata janë në shqipëri si qytetarë të lirë dhe janë qytetarë të lirë”, thotë Hoxha.