“Vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë”/ Basha bën batuta, përshëndet me dy gishta dhe hyn në seli (Video)

Një përshëndetje me dy gishta dhe duke bërë batuta me zgjimin herët të gazetarit. Kështu e ka nisur ditën sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili rreth orës 08:15 ka shkuar në selinë blu.
Pasi ka përshëndetur gazetarët, lideri demokrat nuk i ka kursyer batutat, duke shtuar se këngën e Osman Takës do e kërcejnë më vonë.
“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha gazetarit.